LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur pema digjet përbrenda, pasi goditet nga rrufeja e fuqishme (Video)

Momenti kur pema digjet përbrenda, pasi goditet nga rrufeja e fuqishme (Video)

Në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një pemë e lartë, brendësia e së cilës kishte marrë flakë.

Trungu i gjerë që ndodhej në një pjesë periferike të Springdale, ishte ndarë në dysh dhe digjej përbrenda pasi ishte qëlluar nga rrufeja, transmeton Telegrafi.


Në video shihen flakët përbrenda drurit, ndërsa degët dhe gjethet ende qëndrojnë të paprekura.

Meqenëse binte shi i lehtë, brendësia e pemës është djegur deri në fund dhe është shembur, ndërsa pjesa e jashtme ka mbetur e padëmtuar.

“Duket si skenë nga filmi Lord of the Rings”, është një koment lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_W4HnBNnDQE