LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Takami e goditi fuqishëm me kokë në hundë Joshuan (Video)

Momenti kur Takami e goditi fuqishëm me kokë në hundë Joshuan (Video)
Momenti kur Takam goditi Joshuan me kokë në hundë!!

Boksieri anglez, Anthony Joshua, edhe sot (e shtunë) i mbrojti me sukses titujt IBF dhe WBA për peshat e rënda, pasi mposhti Carlos Takam me nokaut teknik në raundin e dhjetë.

Por, një nga momentet më interesante të këtij meçi të sotëm, ishte kur në raundin e dytë kampionit i ishte mbuluar hunda me gjak.


Përderisa shumica mund të mendojnë se kjo ishte shkaktuar nga goditjet e Takamit, faktikisht ishte koka e 36-vjeçarit ajo që i shkaktoi gjakderdhje Joshuas.

Joshua nuk rrëzohet nga froni, mbron titujt me nokaut teknik ndaj Takam (Foto/Video)
Lexo po ashtu Joshua nuk rrëzohet nga froni, mbron titujt me nokaut teknik ndaj Takam (Foto/Video)

Në raundin e dytë, Takam i ishte afruar boksierit anglez, dhe në një moment e kishte goditur fuqishëm me kokë hundën e kundërshtarit.

Kur Joshua kishte shkuar në këndin e tij, ai i kishte thënë ekipit: “Tregoni gjyqtarit se ai po më godet me kokë”.

Gjyqtari e kishte paralajmëruar Takamin për goditjen e tij me kokë në rundin e tretë, por dëmi veçse ishte shkaktuar në fytyrën e kampionit.

Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja
Lexo po ashtu Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja

Sidoqoftë, kjo nuk e kishte ndaluar 28-vjeçarin të rikthehet më fuqishëm dhe ta mposhtë atë në raundin e dhjetë me nokaut teknik.

Ndryshe, britaniku i ka 20 fitore nga 20 ndeshje, ku të gjitha janë me nokaut, duke treguar se është e tashmja dhe e ardhmja e boksit edhe për shumë vite. /Telegrafi/

Të gjitha lajemt rreth meçit mes Joshuas dhe Takam (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të gjitha lajemt rreth meçit mes Joshuas dhe Takam (Foto/Video)