LAJMI I FUNDIT:

Momenti i çmendur i fundit të ndeshjes – mbrojtësi i Marokut puthi kokën e Pepes pasi ai humbi një shans ideal në minutat shtesë

Momenti i çmendur i fundit të ndeshjes – mbrojtësi i Marokut puthi kokën e Pepes pasi ai humbi një shans ideal në minutat shtesë

Mbrojtësi i Marokut, Jawad El Yamiq, la tifozët pa fjalë pas “momentit të çmendur” që ai puthi kokën tullace të Pepes, pasi vetarani portugez humbi një shans ideal për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Maroku mbeti me 10 lojtarë në fund të ndeshjes pasi Ëalid Cheddira u përjashtua nga fusha pas dy të verdhëve, por arritën ta mposhtin Portugalinë për të siguruar një fitore mahnitëse 1-0.


Afrikanët, të cilët shkaktuan një përmbysje mahnitëse kundër Spanjës në fazën e 1/8-tës, dolën në përballjen e tyre çerekfinale në Al-Thumama Stadium si ekip jo favorit që pritej të humbte ndeshjen.

Megjithatë, Youssef En-Nesyri befasoi Portugalinë në pjesën e parë duke e çuar Marokun në epërsi dhe duke i lënë kampionët e Euro 2016 në kërkim të golit të barazimit.

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, ishte afër barazimit shumë të rëndësishëm në kohën shtesë, por ai nuk ishte në gjendje të godiste drejt portës së portierit Yassine Bounou.

Ky rast i humbur befasoi edhe vet veteranin portugez, por një moment tjetër ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe po cilësohet si moment i çmendur.

Tani janë shfaqur pamjet e një Pepe të habitur me duart e tij në kokë pasi humbi rastin, me mbrojtësin maroken El Yamiq që puthte kokën e tij tullac në momentin më të çuditshëm të Kupës së Botës deri më tani.

Një përdorues i Twitterit e quajti puthjen e El Yamiq për Pepen si një “moment të çmendur”, me tifozët e tjerë të mbetur po aq të hutuar nga veprimet e mbrojtësit maroken.

“Kulmi i komedisë. Marokenët nuk humbasin kurrë”, ishte një koment tjetër i një tifozi, ndërsa një tjetër shtoi: “Ky Botëror ka qenë e çmendur”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori