LAJMI I FUNDIT:

Momentet më të mira nga faza kualifikuese për Majorin e madh të CS:GO IEM Rio Major

Momentet më të mira nga faza kualifikuese për Majorin e madh të CS:GO IEM Rio Major

Turnetë kualifikues të turneut IEM Road to Rio, kanë përfunduar me sukses, ku tashmë ekipet më të mira kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në Major.

Gjithsej tre turne kualifikues u mbajtën për tri regjione të ndryshme për Majorin e madh të CS:GO i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.


Shumë ndeshje interesante dhe me emocione u zhvilluan, ku nuk munguan as lotët nga lojtarët pas kualifikimit.

Një nga kualifikimet më të papritura dhe që u përcoll me lot nga lojtarët dhe streamer të ndryshëm ishte kualifikimi i ekipit me lojtarët veteran Imperial.

Ekipet favorite si FaZe dhe Na’Vi treguan edhe njëherë pse janë dy ekipet më të mira në botë duke treguar lojëra fantastike, ekipi FaZe arriti që në dy ndeshje të rikthehej në rezultat.

Gjatë turneve kualifikues IEM Road to Rio pati aksione të shumta nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse, më poshtë e gjeni përmbledhjen e tyre. /Telegrafi/