eksperti-banner

Shërbimet italiane të urgjencës kryen dy operacione dramatike shpëtimi.

Autoritetet italiane bregdetare i kanë shpëtuar jetën disa emigrantë që ishin në një varkë gjersa arritën në breg në det të trazuar.


Anëtarët e rojës bregdetare, së bashku me shërbime të tjera emergjente, krijuan një zinxhir njerëzor për të ndihmuar emigrantët të kalonin.

Pamjet dramatike janë regjistruar nga “Guardia Costiera”, të cilët emigrantëve u kanë dhënë edhe ndihmën e parë.

Ndryshe, brigjet detare italiane janë një ndër destinacionet kryesore të emigrantëve për të arritur në Evropë. /Telegrafi/