LAJMI I FUNDIT:

Momenti i veçantë kur burri i Linda Halimit, Davon Edwards lexoi letrën me plot emocion në BBVK

Momenti i veçantë kur burri i Linda Halimit, Davon Edwards lexoi letrën me plot emocion në BBVK
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Me një atmosferë të mbushur me ndjenja dhe lot gëzimi, këngëtarja e njohur Lindita Halimi ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Davon, në një ceremoni të veçantë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Pas një rrugëtimi të ngjeshur emocional që dyshja ka ndarë me publikun, ata vendosën të shprehin dashurinë e tyre të përhershme para syve të banorëve të BBVK 2 dhe shikuesve.


Ndërsa përmbyllën premtimet e tyre, Davon dhe Lindita nuk mundën të përmbajnë lotët – një moment të cilin asnjëri nga të pranishmit nuk do të harrojë kurrë.

Dasma u shoqërua nga deklarata të forta dhe premtimet që simbolizojnë dashurinë e tyre, të cilat u përcollën me një ndjenjë të thellë përmes një letre të shkruar nga zemra.

Davon, duke qenë i përlotur, por me zërin e sigurt, lexoi letrën e tij për Linditën, duke ndarë mes loteve kujtimin e parë të takimit të tyre.

Nuk bëri dasmë për shkak të paragjykimeve, Linda Halimi martohet në Big Brother me partneri ne saj Davond Edwards
Lexo po ashtu Nuk bëri dasmë për shkak të paragjykimeve, Linda Halimi martohet në Big Brother me partneri ne saj Davond Edwards

“Më kujtohet hera e parë që të takova, pash para meje një grua të fortë, një grua bukuria e të cilës rrezatonte jo vetëm nga jashtë por edhe brenda shpirtit të saj”, theksoi Davon në fjalët e tij.

Ky moment u bë një nga ngjarjet më të paharrueshme të Big Brother VIP Kosova 2, jo vetëm për pjesëmarrësit e tjerë por edhe për të gjithë ata që e ndoqën nga ekranet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori