“Moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë”, Kallas uron Kurtin dhe flet për dialogun: Gati për një takim të nivelit të lartë

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë, ndërsa theksoi se ajo që tani ka rëndësi është të ecet me shpejtësi në realizimin e reformave.
Kallas në një postim në platformën X tha se se ky është momenti për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë, dialogun Beograd–Prishtinë si dhe është e gatshme që së shpejti të realizojë një takim të nivelit të lartë
“Pas më shumë se një viti bllokadë politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!
Ajo që ka rëndësi tani është që të ecet me shpejtësi në reforma. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën drejt BE-së.
Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun Beograd–Prishtinë. Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, tha ajo. /Telegrafi/
After more than a year of political deadlock, the formation of Kosovo’s new government is encouraging news. Congratulations @albinkurti!
What matters now that it moves swiftly on reforms. This is the fastest way to unlock EU support worth hundreds of millions of euros and have… pic.twitter.com/p3UUmYBIVT
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 11, 2026



















































