LAJMI I FUNDIT:

Modestia e Ronaldos në kërkesën e Reece James për fanellën, bën që të komentohet shumë nga tifozët

Modestia e Ronaldos në kërkesën e Reece James për fanellën, bën që të komentohet shumë nga tifozët

Tifozët mendojnë se Reece James i kërkoi Cristiano Ronaldos fanellën e tij gjatë barazimit 1-1 të Manchester United kundër Chelseat të enjten mbrëma.

Ronaldo shënoi në Ligën Premier golin e tij të 17-të të sezonit për t’i barazuar shifrat, vetëm dy minuta pas atij të Marcos Alonso.

James, ndërkohë, bëri një paraqitje të shkëlqyer në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë në Old Trafford dhe u emërua Lojtari i Ndeshjes.

Festoi në stilin e Ronaldos, Barcelona dyshohet se largoi videon e festës së lojtarit të akademisë
Lexo po ashtu Festoi në stilin e Ronaldos, Barcelona dyshohet se largoi videon e festës së lojtarit të akademisë

Ai kishte më së shumti prekje, krosime dhe ndërhyrje në lojë dhe iu afrua ndeshjes gati me një gol, pasi një goditje me këmbën e majtë, shtylla vertikale e shpëtoi David de Gean.

Por, tifozët vunë re gjithashtu atë që bëri James në minutën e 76-të. Mbrojtësi i Anglisë u pa me dorën që mbulonte gojën teksa po bisedonte me Ronaldon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u shfaq më pas duke i thënë James: “Po, nuk ka problem” – dhe u pajtua pranua nga gjithë që shkëmbimi ishte padyshim për fanellën e Ronaldos.

James më pas postoi një foto të tij dhe Ronaldos në Twitter, të shoqëruar me mesazhin, “Ndjehem sikur meritonim më shumë. Faleminderit për mbështetjen dhe qëndroni me ne! Maratona vazhdon”.

Rezulton se 22-vjeçari e ka idhulluar Ronaldon, pavarësisht se është një mbështetës i Chelseat dhe e ka emëruar atë si lojtarin me të cilin do të donte të luante në një pyetje dhe përgjigje në Twitter.

Në fillim të këtij muaji, ylli i Real Madridit, Karim Benzema, kërkoi fanellën e James në një kompliment të madh pas një shfaqjeje fenomenale në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori