Pas 9 ditë garash të zhvilluara në Hotelin Grand Prishtina, ka përfundua Kampionati vetjak i Kosovës në shah për të rritur, garë kjo e organizuar me moton “Festivali i shahut” nga Federata e Shahut e Kosovës u zhvilluan sipas sistemit zviceran me 9 xhiro.
Ashtu edhe siç pritej, titullin e Kampionit të Kosovës për vitin 2022 e fitoi, Mjeshtëri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi duke tubuar 8,5 pikë
Ai nga 9 parti të zhvilluara shënoi 8 fitore dhe pati një remi me Mjeshtrin tjetër Ndërkombëtar, Bedri Sadikun. Për Saraçin ky është titulli i 9-të në Kosovë.
Nënkamion i Kosovës doli Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti me 7,5 pikë sa patën edhe Bedri Sadiku dhe Albert Zenuni, por Hamiti pati Buhollcin më të mirë, kurse pozita e pestë i takoi, Hysen Zenunit me 6 pikë.
Kampioni, Nderim Saraçi pos titullit u fitoi edhe 500 euro. U shpërblyen edhe katër shahistët e tjerë që patën plasman më të mirë.
U ndanë edhe disa çmime të tjera.
Hysen Zenuni ishte më i dalluari ndër veteranë, kurse Enver Berisha ishte i dyti.
Kampionët do ta përfaqësojnë Kosovën në Kamponatin Evropian që në fillim të marsit 2023 mbahet në Banjën e Vranjës në Serbi.
Më i dalluari për U18 ishte, Lorik Hamiti.
Bardh Avdiu fitoi çmimin me elo 1900 në shahun rapid, kurse Fatmir Qorri atë me elo 2100 në shahun blic.
Titullin e kampionit në shahun rapid e fitoi Endrit Uruçi, kurse në atë blic, Korab Saraçi.
Këta dy të fundit do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet nga 15-18 dhjetor 2022 në Katovicë të Polonisë.
Drejtësinë në garat e këtij kampionati e ndanë: Burhan Misini, gjyqtar ndërkombëtar/kryesor/, Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar si dhe Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva, gjyqtarë FIDE.
Ky kampionat është mbështetur nga Banka Private e Biznesit (BPB). /Gani Kosumi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?