LAJMI I FUNDIT:

Mjekët australianë i plotësojnë dëshirën pacientit, para vdekjes – i japin të hajë akullore

Mjekët australianë i plotësojnë dëshirën pacientit, para vdekjes – i japin të hajë akullore

Mjekët australianë janë falënderuar për përmbushjen e dëshirës së një njeriu të sëmurë, duke i dhënë atij një akullore në udhëtimin e tij të fundit në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjesti ka ndodhur javën e kaluar, por është shpërndarë publikisht në një postim në Facebook të Shërbimit të Ambulancës Queensland (QAS).


Ata thanë se mjekët kishin bërë një veprim të tillë pasi kanë mësuar se pacienti i tyre, Ron McCartney, 72 vjeç, kishte ngrënë pak në ditët e mëparshme.

“Mjekët e pyetën Ronin, nëse do të mund të haje diçka, çfarë do të ishte ajo?”, thuhet në postimin e QAS. “Për të cilën pyetje Ron u përgjigj, një akullore me karamel”.

Shërbimi i ambulancës tha se ishte lënë “i përulur dhe i trishtuar” pasi mori një mesazh mirënjohjeje nga gruaja e z. McCartney, Sharon.

Ndërkohë, sipas mediave, ka qenë vajza e tij, Danielle Smith, që ka bërë të ditur se babai i saj vdiq të shtunën, pas një lufte 17-vjeçare me kancerin pankreatik. /Telegrafi/