LAJMI I FUNDIT:

Mitchell: SHBA-të zhvillojnë diplomaci të heshtur për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Mitchell: SHBA-të zhvillojnë diplomaci të heshtur për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Azi, Wess Mitchell deklaroi se SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol të heshtur në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi vendosur qëndrim të përbashkët jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por punojmë edhe për rastin BeH, në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç thash më herët, një pjesë e ekipit tonë tani punon në këtë çështje, ndërsa SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol të heshtur së bashku me BE-në, Gjermaninë dhe vendet tjera, duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjes për këtë kontest, për ta parë Maqedoninë si anëtare të NATO-s”, tha Mitchell në fjalimin e tij në Heritage Foundation, ku ai e promovoi strategjinë e presidetit Donald Trump për Evropën.


Mitchell theksoi se SHBA-të harxhojnë kohë dhe energji për këto çështje në bazë ditore, si dhe resurse për këto çështje të Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se për disa prej këtyre problemeve, që zvarriten për një kohë të gjatë, nuk priten zgjidhje të plota në kohë të shpejtë, por mendoj se bëjmë përparim të duhur”, vlerësoi ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Azi, Wess Mitchell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Lajme
Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Lajme
Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Lajme
Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Lajme

"Masakra e Mejës", prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Lajme
Arratiset nga burgu italian ‘mbreti’ shqiptar i drogës, Dorian Petoku, pjesë e grupit “Diabolik”

Arratiset nga burgu italian ‘mbreti’ shqiptar i drogës, Dorian Petoku, pjesë e grupit “Diabolik”

Lajme
Kalo në kategori