LAJMI I FUNDIT:

“Mission: Impossible – Fallout” për dy ditë arkëton 61 milionë dollarë nga kinematë

“Mission: Impossible – Fallout” për dy ditë arkëton 61 milionë dollarë nga kinematë

Vazhdimi i gjashtë i një ndër filmave kult, ‘Misioni i pamundur’, në të cilin Tom Cruise po vazhdon të kryejë disa prej skenave më të komplikuara të aktrimit, po pritet shumë mirë prej publikut.

Në vetëm dy ditë të shfaqjes në kinematë botërore ka arritur të arkëtojë mbi 61 milionë dollarë.


“Mission: Impossible” është një filmi i rrallë që shikohet në sajë të paraqitjes së Cruiset dhe jo si një markë si në rastet e “Star Wars” dhe “James Bond 007”, shkruan Business Insider.

Puna e aktorit 56-vjeçar dhe ekipi filmik është shpërblyer gjatë fundjavës dhe në vetëm dy ditë vazhdimi i gjashtë, “Mission: Impossible – Fallout” ka arritur të fitojë katër herë më shumë se vendi i dytë, filmi “Mamma Mia! Here We Go Again”, i cili ka fituar mbi 15 milionë dollarë gjatë dy ditëve të fundit të javës së kaluar.

“Paramount ka bërë një punë mjeshtërore duke vënë aktorin në qendër të fushatës së tyre të marketingut për vazhdimin e gjashtë ‘Misioni: Impossible'”, tha Paul Dergarabedian, kritik dhe analist i filmave.

“Ajo është paguar shumë mirë për vazhdimin e gjashtë që është bërë një nga filmat aksion më të njohura dhe më afatgjatë të të gjitha kohërave”, shtoi ai.

Ndryshe, adhuruesit e këtij filmi në Kosovë, mund ta shohim “Mission: Impossible – Fallout” në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori