LAJMI I FUNDIT:

Misse Beqiri shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së vëllait të saj, Flamur Beqiri

Misse Beqiri shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së vëllait të saj, Flamur Beqiri

Artistja me prejardhje shqiptare, Missé Beqiri, është shfaqur për herë të parë në publik që kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes.

Ylli i ‘The Real Housewives of Cheshire’, 33-vjeçe, doli në Lindje të Londrës me djalin Julian, pesë vjeç dhe vajzën River, dy vjeçe, të hënën, pesë javë pasi vëllai i saj Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, u qëllua për vdekje para familjes së tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Missé shihej e lumtur pranë fëmijëve të saj ndërsa shëtiste në rrugë, duke biseduar me djalin Julian – të cilin e ndan me ish-burrin e saj, yllin e Manchester United, Anders Lindegaard, 35-vjeç.

Misse Beqiri (Foto: Nick Edwards)

Nëna e devotshme gjithashtu e mbante në krah vajzën e saj të admirueshme River, të cilën e ndan me të fejuarin Jake Hall, 29-vjeç.

Misse mbante në dorë po ashtu edhe unazën e saj të fejesës nga partneri Jake, sipas një burimi të MailOnline, teksa ai i kishte propozuar bukuroshes kosovare gjatë periudhës së Krishtlindjes, si një kapitull i ri ‘për çiftin’.

“Incidenti i bëri ata të dy të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishmja – familja – kështu që natyrisht i afroi ata më pranë”, kanë thënë ata.

Misse Beqiri (Foto: Nick Edwards)

“Ri-propozimi nënkupton një kapitull të ri për ta si familje”.

Ka qenë një kohë mjaft e vështirë për Misse dhe familjen e saj pas vdekjes së vëllait Aleks.

Qëllohet për vdekje para familjes Flamur Beqiri – mediat thonë se i vrari në Londër është nga Ferizaj
Lexo po ashtu Qëllohet për vdekje para familjes Flamur Beqiri – mediat thonë se i vrari në Londër është nga Ferizaj

Ai ishte i mbushur me plumba para gruas Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milion funtash në Battersea në prag të Krishtlindjes.

Misse Beqiri (Foto: Nick Edwards)

Kikboksieri suedez, Anis Hemissi, 22-vjeç, nga Malmo, Suedi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagës për vdekjen e Aleksit më 20 Janar.

Babai i dy fëmijëve, ka qenë i lidhur me disa banda të rrezikshme në Suedi, madje dikur ishte një nga meshkujt më të kërkuar të vendit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori