LAJMI I FUNDIT:

“Miss Kosova dhe Shqipëria” kërkojnë falje për foton me tre gishta, thonë se u manipuluan nga “Miss Serbia: Erdhi duke qarë në dhomë dhe kërkoi ta ndihmonim

“Miss Kosova dhe Shqipëria” kërkojnë falje për foton me tre gishta, thonë se u manipuluan nga “Miss Serbia: Erdhi duke qarë në dhomë dhe kërkoi ta ndihmonim
Foto: Instagram

Para pak ditësh bënë bujë të madhe dhe u shpërndanë gjithandej disa fotografi të realizuara mes përfaqësueses serbe dhe atyre të Shqipërisë e Kosovës.

Përfaqësuesja serbe në konkursin “Miss Internacional”, Valentina Petroviq, është shfaqur me përfaqësuesen e Shqipërisë, Frontina Gashi dhe atë Kosovës, Besa Çitaku, në një imazh duke treguar tre gishtat, simbol ky i urrejtjes për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.


Dhe meqë fotografia e tyre u bë virale dhe mori shumë kritika, modelet shqiptare kanë bërë një sqarim për ATV duke treguar atë që qëndron pas gjithë kësaj.

Foto: Instagram

“Pasi që që është bërë kaq e madhe në Serbi, Valentina ‘Miss Serbia’ erdhi tek ne në dhomë duke qarë, ishte në një gjendje shumë të keqe, normalisht sikurse ne femrat qe jemi edhe nëse e shohim dikë në atë gjendje besoj që kishim bërë një gjest të vogël, ajo më tha se nuk jam duke folur me familje po më thonë ta lë garën, a mundeni vetëm të bëjmë një foto së bashku t’ia dërgoj menaxherit tim kam shumë probleme të mëdha në Serbi”.

Tronditet Serbia: Garuesja e tyre në Miss Interkontinental fotografohet duke bërë shqiponjën dykrenare
Lexo po ashtu Tronditet Serbia: Garuesja e tyre në Miss Interkontinental fotografohet duke bërë shqiponjën dykrenare

“Ne nuk e kemi ditur se çfarë saktësisht simbolizojnë tre gishta, e kemi bërë vetëm kot sa për të qetësuar situatën mes saj dhe menaxherit të saj. Çfarë ka ndodh mes shteteve është tjetër çka, ne e kemi bërë më shumë për shkak të familjes së saj. Ajo fotografi është bërë jo përse ne kemi dashur, por për shkak të gjendjes që ishte. Ka pasur kërcënime të mëdha”, kanë thënë shqiptare, Besa Çitaku e Frontina Gashi.

Foto: Facebook

Nga ana tjetër, Valentina Petroviq u detyrua të largohet në rrjetet sociale pas fyerjeve që mori nga shteti i saj meqë bëri simbolin e shqiponjës bashkë me modelet shqiptare. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Besa Çitaku (@besacitaku)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori