LAJMI I FUNDIT:

Misioni i Obamës në Arabinë Saudite: Në valixhe, dosjet “top secret” të 11 shtatorit

Misioni i Obamës në Arabinë Saudite: Në valixhe, dosjet “top secret” të 11 shtatorit

Qeveria saudite “nuk është përpjekur në mënyrë aktive që të parandalojë atentatet e 11 shtatorit”, dhe para se të ndodhnin, “kishte kushtuar vëmendje të pamjaftueshme” ndaj fluksit të parave që shkonin nga individë apo aparateve pranë qeverisë, drejt al Kaedës.

Këto deklarata, të bëra nga zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Ben Rhodes, duke folur përballë ish gurusë të fushatës elektorale të Barak Obamës, David Axelrod, përbëjnë kritikën më të drejtpërdrejtë të lëshuar nga Uashingtoni për Riadin, në lidhje me sulmet e vitit 2001.


Dhe kur vijnë në prag të vizitës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Arabinë Saudite, ato demonstrojnë se sa të tensionuara janë marrëdhëniet mes këtyre dy aleatëve historikë në Lindjen e Mesme.

Udhëtimi i presidentit Obama është paraprirë prej polemikave të forta në lidhje me 11 shtatorin.

Sipas familjarëve të viktimave, 28 faqet e mbetura sekrete të hetimit të Kongresit, në lidhje me sulmet, përmbajnë provën se sauditët kishin ndihmuar Bin Ladenin: jo vetëm individë, por edhe funksionarë qeveritarë të nivelit të mesëm.

Kështu, një grup bipartizan senatorësh ka paraqitur një ligj për t’u dhënë qytetarëve amerikanë të drejtën që të ngrenë padi ndaj Riadit, për dëmet e pësuara.

Arabia është përgjigjur duke kërcënuar se do të shesë titujt amerikanë me vlerë 750 miliardë dollarë që zotëron, përpara se të ngrijnë.

Obama mund ta bllokojë ligjin duke përdorur të drejtën e vetos, por është shprehur i disponueshëm të konsiderojë publikimin e 28 faqeve sekrete.

Në këtë klimë, presidenti sot do të takohet me mbretin Salman, dhe nesër do të marrë pjesë në një samit me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, për të diskutuar tre pika: stabilitetin rajonal, luftën ndaj ISIS dhe al Kaedës, marrëdhëniet me Iranin.

Në qendër të ftohjes me Riadin është marrëveshja bërthamore me Teheranin, që sauditët e kanë marrë si një ndryshim historik aleancash, në favor të armikut shiit, i cili kërcënon dominimin e sunitëve në rajon.

Prej kësaj përplasje burojnë pikat e tjera të agjendës së samitit, domethënë ndihmat e Arabisë dhe Vendeve të Gjirit për ISIS, me qëllim rrëzimin e udhëheqësit sirian, Assad, aleat i Iranit; ofensiva saudite në Jemen kundër houthëve, që mbështeten prej ajatollahëve; çmimi i naftës, që Riadi ka lejuar të bjerë, vetëm për t’u dhënë një mësim SHBA, duke penalizuar industrinë e tyre të nxjerrjes së naftës dhe gazit nga shtresat argjilore.

Objektivi i Obamës është të ftohë gjakrat, duke dhënë garanci që blloku sunit do të mbetet aleat i Uashingtonit.

Në këmbim do të kërkojë ndihmë për të stabilizuar Sirinë dhe Jemenin, frenuar ISIS-in, sidomos në Libi dhe në Europë.

Kërkon që Arabia të ndajë rajonin me Iranin, duke pranuar një “paqe të ftohtë” si dhe të heqë dorë nga zhvillimi i armës së saj bërthamore.

Vendet e Gjirit kërkojnë që të demonstrojë seriozitet duke i armatosur, si dhe duke realizuar një mbrojtje raketore nga Irani.

Që nga maji i vitit që kaloi, kur Obama kishte mikpritur samitin e fundit, SHBA kanë shitur armë me vlerë 33 miliardë dollarë për këta vende, dhe Arabia është bërë blerësi i tretë më i madh në botë i materialeve të luftës. Megjithatë, risku është që tashmë marrëdhënia të jetë kompromentuar, dhe sauditët të presin presidentin e ardhshëm për ta ridiskutuar. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori