LAJMI I FUNDIT:

Mirënjohje nga Unioni i Shoqatave të Pensionistëve për Klinikën “Zhan Mitrev”

Mirënjohje nga Unioni i Shoqatave të Pensionistëve për Klinikën “Zhan Mitrev”

Për kujdesin e treguar, vëmendjen dhe kardio ekzaminimet falas të bëra me karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë”, përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë ndanë mirënjohje për klinikën “Zhan Mitrev” dhe mjekët që realizuan ekzaminimet. Mirënjohjet i ndanë nga kryetarja e shoqatës së pensionistëve Stanka Trajkova, si dhe kryetarët e shoqatave nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.


Karvani “Shëndet për të gjithë” i cili u zhvillua gjatë vitit të kaluar ishte pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe Unionit të shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Ekipi i mjekëve specialistë kardiologë nga Klinika “Zhan Mitrev” kryen ekzaminime kardiologjike falas për pensionistët nga i gjithë vendi dhe synimi ishte që të rriten mundësitë dhe aksesi për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk mund të marrin mendim nga mjeku specialist për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktivitetet e karvanit kanë përfshirë më shumë se 500 pensionistë nga mbarë vendi, duke mundësuar kështu ekzaminime falas që mbartin një vlerë prej mbi 2.250.000 denarë. Klinika “Zhan Mitrev” me këtë karvan ka rritur kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara dhe ato pa mundësi konsultimi me mjekun.

Karvani “Shëndet për të gjithë” u realizua në 2 faza. Në fazën e parë u përfshinë shoqatat e pensionistëve nga 11 qytete nga Maqedonia Lindore dhe Perëndimore. Ndërsa në fazën e dytë u përfshinë 14 shoqata të pensionistëve nga Shkupi të cilat i dërguan anëtarët e tyre me të ardhura të ulëta dhe të cilët kanë nevojë për ekzaminime të tilla.

Artikull i sponzorizuar