LAJMI I FUNDIT:

Mirena: Marrëveshja përfundimtare Kosovë Serbi, e dhimbshme për të dy palët (Video)

Mirena: Marrëveshja përfundimtare Kosovë Serbi, e dhimbshme për të dy palët (Video)

Analisti Ilir Mirena ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia kanë deklaruar se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se e kanë pranuar të dy palët se diçka do të japin për të arritur marrëveshje.


“Çfarë do të japim ne, ende nuk dihet. A do të japim tri komunat veriore apo diçka tjetër, ende me siguri të plotë nuk e dimë. Por e dimë të gjithë që një marrëveshje duhet të arrihet, edhe nëse është e dhimbshme për palët”.

Mirena ka thënë se për herë të parë bashkësia ndërkombëtare nuk ka dalë me ndonjë plan konkret për t’u arritur ndonjë marrëveshje.

“Ndërkombëtarët kanë lënë alternative që palët të merren vesh vet, por ata thonë që nëse e teproni ne e ndalim marrëveshjen”.

Konfliktet e ndryshme nëpër botë, apo vetë problemet e brendshme të BE-së, sipas analistit mund të jenë shkaqe që ata po e lënë zgjidhjen në duar të palëve.

“Ka humbë fokusi i ndërkombëtarëve te Ballkani. Pas marrëveshjes që arriti Maqedonia me Greqinë, ne jemi problem i fundit në Ballkan”, deklaroi Mirena./Telegrafi/