LAJMI I FUNDIT:

Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah që institucionet publike nuk kanë siguruar mirëmbajtje në nivel të duhur të institucioneve arsimore fillore dhe si pasojë nuk janë ofruar kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Këto të dhëna u dhanë në kuadër të raportit “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike arsimore”.

Ndihmës auditori i Përgjithshëm, Vora Spanca tha se në bazë të raportit del se sfidë për institucionet publike mbetet menaxhimi i mirëmbajtjes.

Në bazë të raportit nga gjithsej 18 shkolla të vlerësuara vetëm 7 prej tyre kanë nivel mesatar dhe më të pranueshme për zhvillimin e procesit mësimor, 4 shkolla kanë pasur nivel minimal kurse në 7 objekte shkollore është identifikuar mangësi e theksuar në furnizimin me materiale dhe pajisje higjienike, gëlqerosjen vjetore të mureve, dezinfektimin e tyre, etj.

Myrvete Gashi udhëheqëse e Departamentit për auditimin e performancës, tha se vlerësimi është bërë përgjatë periudhës së vitit 2017-2018, në gjithsej 18 shkolla në tri komunat: Prishtinë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Sipas saj, arsyeja e përzgjedhjes së këtyre komunave është numri i madh i nxënësve.

Anëtarja e ekipit të vlerësimit Ylfete Osmani tha se MASHT nuk ka arritur të hartojë  manualin për mirëmbajtjen e  shkollave. Kurse sipas saj edhe inspektimet në këto shkolla kanë qenë të ulëta.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori