Miratohet formati i ri i ‘Kampionatit Botëror 2026’, data e finales dhe zgjerimi i Kupës së Botës për klube

FIFA ka miratuar kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve të përfaqësueseve, duke përfshirë formatin e ri të ‘Kampionatit Botëror 2026’ me 32 ekipe, datën e finales dhe një Kupë të Botës për Klube të zgjeruar që do të mbahet çdo katër vjet.
Këshilli i FIFA-s u mblodh sot (e martë) dhe miratoi njëzëri disa ndryshime të mëdha në kalendarin ndërkombëtar gjatë periudhës 2025-2030.
Është përfshirë një dritare shtesë 16-ditore e skuadrave përfaqësuese, me katër ndeshje në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit që do të prezantohet nga viti 2026. Kjo është shumë më e gjatë se dy dritaret aktuale nëntë-ditore me dy ndeshje në shtator dhe tetor 2025.

Kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare për meshkuj 2025-2030 do të strukturohet si më poshtë:
• Mars: një dritare nëntëditore me dy ndeshje
• Qershor: një dritare nëntëditore me dy ndeshje (përfshirë miqësoret në përgatitjen e turneve finale kur është e përshtatshme)
• Fundi i shtatorit/fillimi i tetorit: një dritare 16-ditore me katër ndeshje (do të prezantohet që nga viti 2026, me dy dritare nëntëditore me dy ndeshje që do të mbahen në shtator dhe tetor 2025)
• Nëntor: një dritare nëntëditore me dy ndeshje
Bazuar në kalendarin e ri, finalja e Kampionatit Botëror 2026 do të luhet më 19 korrik 2026 (e diel). Kalendari i detajuar i ndeshjeve të përfaqësueseve për meshkuj 2025-2030 do të publikohet në ditët në vijim.
‘Kampionati Botëror 2026’ tashmë zyrtarisht do të përbëhet nga 48 ekipe, me 12 grupe me nga katër skuadra në fazën hapëse (48 përfaqësuese). Dy ekipet e para në grupe dhe tetë skuadrat me renditjen më të mirë në pozitën e tretë do të kualifikohen në fazën e 1/16 së finales (ku do të garojnë 32 skuadra).
“Formati i rishikuar zbut rrezikun e marrëveshjeve të fshehta dhe siguron që të gjitha skuadrat të luajnë të paktën tri ndeshje, duke siguruar kohë pushimi të balancuar midis ekipeve konkurruese”, thuhet në njoftim.

FIFA gjithashtu konfirmoi se versioni aktual i Kupës së Botës për Klube do të ndërpritet pas vitit 2023, duke u bërë një kompeticion i ri vjetor për klube nga viti i ardhshëm.
Ai do të përfshijë kampionët e garave kryesore të klubeve të të gjitha federatave dhe do të përfundojë me një finale që do të luhet në një vend neutral, midis fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të ‘play off-eve’ ndërkontinentale midis konfederatave të tjera.
Megjithatë, nga viti 2025 do të jetë një garë e zgjeruar e Kupës së Botës për Klube që përfshin 32 ekipe, duke sjellë kampionë për katër sezonet e mëparshme dhe çdo ekip shtesë të përcaktuar nga renditja e asaj periudhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Harry Kane ka refuzuar Bayern Munichin, por dy gjigantë evropianë mbeten në garë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Ëndrra e Jurgen Klopp: Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit me katër nënshkrime të reja

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Drita ndryshon tërësisht për sezonin e ri: Largime të shumta, oferta nga Evropa për yjet e skuadrës dhe afrimet e mundshme në verë

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës