LAJMI I FUNDIT:

Mirabelli: Donnarumma duhet ta lusë Milanin për t’u larguar

Mirabelli: Donnarumma duhet ta lusë Milanin për t’u larguar

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Gianluigi Donnarumma duhet ta lusë klubin nëse dëshiron të largohet nga Milani.

Drejtori sportiv u shfaq pas ndeshjes ndaj Veronas dhe akuzat e tij drejtohen ndaj agjentit, Mino Raiola, i cili thotë se po tenton ta dëmtojë klubin.


Donnarumma ishte cak i tifozëve Rossonerë në duelin e zhvilluar mes Milanit e Veronas, ku u shpalos edhe një baner ofendues ndaj portierit.

Portieri e përjetoi rëndë situatën duke qarë në zhveshtore pas pjesës së parë.

“Pozicioni jonë është i qartë, ne nuk shesim asnjë lojtar. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, atëherë ai duhet të na tregojë neve së pari, më pas klubi tjetër do të duhej t’i përmbushte kërkesat tona. Ne nuk do të kapemi për fyti nga asuksh”.

Të gjitha lajmet rreth Milanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milanit

“Gigio është djalë i shkëlqyer, unë kam folur me të para pak minutash dhe ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Ndoshta ekziston një zotëri që dëshiron të organizojë diçka, por ne duhet të shikojmë së pari interesin e Milanit”.

“Ne kuptojmë se tifozët janë hidhëruar, por ata duhet të vërshëllojnë kundërshtarët e jo lojtarët tanë. Nuk është gabimi i Gigios, ne duhet të përkrahim atë, sepse ai është pjesë e trashëgimisë së klubit”.

“Ne duhet ta mbrojmë atë, pasi që i dimë rrënjët nga po vjen ai. Ne shpresojmë ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi Mirabelli.

Ai shtoi se nuk e ka në plan të takohet me Mino Raiolan, agjentin e portierit.

“Unë nuk kam planifikuar asnjë takim me Raiolan. Ai ka kontratë deri në vitin 2021 kështu që unë nuk kam asgjë për të thënë për Raiolan. Ne jemi më afër se kurrë Gigios sepse nuk synojmë shitjen e tij”.

“Nëse ai dëshiron të largohet, duhet të na lusë, por unë kam biseduar me të dhe nuk ma ka kërkuar. Ai e do Milanin. Një ditë ai do ta kuptojë ku është e mira dhe e keqja. Është një zotëri që po bëhet më shumë shoumen se sa diçka tjetër. Ne mund ta përqeshim, por nuk do të lejojmë të përfundojë me kaq”, përfundoi drejtori Rossoner. /Telegrafi/