LAJMI I FUNDIT:

Miqtë e vëllezërve terroristë Salah dhe Brahim Abdeslam flasin për CNN (Video)

Miqtë e vëllezërve terroristë Salah dhe Brahim Abdeslam flasin për CNN (Video)

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa video të patransmetuara më parë, ku dallohen dy nga terroristët që goditën Parisin.

Ibrahim dhe Salah Abdeslam, dy vëllezër prej të cilëve njëri hodhi veten në erë ndërkohë që tjetri është në pritje të ekstradimit drejt Francës, shfaqen në një material filmik në një klub nate, teksa tymosin duhan, kërcejnë dhe flirtojnë me vajzat që ndodhen rrotull.


Gjigandi mediatik CNN ka intervistuar edhe dy persona të cilët thonë se kanë qenë miq të afërt me dy vëllezërit. CNN ka publikuar një material ekskluziv për dy prej terroristëve që goditën Parisin, Salah dhe Brahim Abdelsam. Ata shfaqen në një klub nate në Bruksel, teksa tymosin duhan, kërcejnë dhe flirtojnë me vajzat që ndodhen rrotull.

Videoja është filmuar më datë 8 shkurt të vitit të shkuar, vetëm disa muaj përpara sulmeve që traditën Parisin dhe mbarë Evropën.

Gazetarja e CNN ka intervistuar edhe dy miq të afërt të vëllezërve, të cilët thonë se Salah ishte një person i shoqërueshëm ndërkohë që vëllai i tij, Ibrahim, ka qenë disi më serioz.

Dy personat thonë se së bashku me një grup të madh, ata mblidheshin çdo natë për të luajtur me letra, teksa tymosnin duhan, kanabis dhe njëkohësisht konsumonin alkool.

Sipas tyre, kjo rutine kishte vazhduar për disa vite, por në një moment të caktuar vëllezërit ndryshuan. Miqtë e terroristëve thonë se me kalimin e kohës Ibrahim dhe Salah filluan të bëheshin më radikalë, duke evituar daljet e shpeshta.

Vetëm disa muaj më pas, Brahim hodhi vetën në erë në një kafe në Paris, ndërkohë që vëllai i tij Salah u bë personi i vetëm i mbijetuar që ishte i përfshirë direkt në ekzekutimin e sulmit.

Ai u shoqërua sërish në Bruksel nga një miku i tij, i identifikuar si Mohamed Abrini, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim. Salah Abdeslam u arrestua së fundmi pas një operacioni nga policia belge dhe është në pritje të ekstradimit drejt Francës.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Azia
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Kalo në kategori