LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari gjobitet me 200 euro, aksidentoi me veturë një fëmijë

Ministrja Hajdari gjobitet me 200 euro, aksidentoi me veturë një fëmijë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 200 euro ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për një aksident që kishte shkaktuar në trafik.

Po ashtu, Hajdari obligohet që të paguajë shumën prej 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit dhe shumën prej 900 për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 euro.


Policia jep detaje për aksidentin e shkaktuar nga ministrja Hajdari
Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksidentin e shkaktuar nga ministrja Hajdari

“Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do të bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në komunikatën për media

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Ajo kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

“Atë ditë isha duke u kthyer në banesën time dhe derisa isha duke u parkuar, është një kamerë pranë një marketi, e cila ka incizuar të gjithë situatën se çka ka ndodhur. Kur u mundova të sqarohem se çka ka ndodhur u akuzova që unë po fsheh aksidentin, unë nuk e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por unë e kam ditur që duhet ta informoj policinë që ka ndodhur një aksident”, kishte deklaruar ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori