Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e ka pritur në takim boksierin Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, ku e ka uruar për shpalljen kampion bote dhe i ka ndarë mirënjohje për arritje kulmore në boks.

Boksieri nga Juniku po qëndron këto ditë në Kosovë pas shpalljes kampion bote, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel.

Ky triumf i Haxhi Krasniqit ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anembanë botës dhe një gjë të tillë ia ka thënë edhe ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar se Krasniqit i ndau mirënjohje për arritjet kulmore në boks.

Haxhi Krasniqi: Çmimi më i madh në jetën time është nderimi që i bëra gjithë shqiptarëve Haxhi Krasniqi: Çmimi më i madh në jetën time është nderimi që i bëra gjithë shqiptarëve

Postimi i plotë i Vlora Dumoshit

Robin Haxhi Krasniqi erdhi në Kosovë me titullin e Kampionit të Botës në Boks.

E nderuar ta pres sot në zyrën time dhe të ndaj me të emocionin e jashtëzakonshëm që na e dha fitorja e tij e madhe.

Robinit i ndava mirënjohje për të arritura kulmore në boks dhe promovimin e vlerave sportive të Kosovës si dhe i dhurova replikën e kokës së Erosit të fjetur, e zbuluar në Ulpianë, shek.2.

Shpallja e tij kampion bote i bëri të ndihen kampionë të gjithë shqiptarët anembanë.

Suksese e fitore të reja, kampion!

/Telegrafi/