LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi: ​Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi: ​Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjarët e Nexhmije Pagarushës, me të cilët ka thënë se është në bashkërendim për organizimet që do të bëhen në nderë të veprës së bilbilit të këngës shqipe.

Ajo ka thënë se ceremonia e varrimit, ashtu siç ka kërkuar vet Nexhmije Pagarusha, do të jetë krejt private, por do të ketë ceremoni tjetër të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Ceremonia e varrim është krejt private, kurse ceremonia tjetër ne do ta organizojmë jemi në bashkërenditje me familjen. Sot familja e ka hapur derën e ngushëllimit, nesër do të jetë ceremoni e organizuar nga Qeveria e Kosovës. Jemi shumë afër me familjen dhe të gjitha që do t’i bëjmë bashkërisht”, tha Dumoshi, transmeton KP.

Ajo tha se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe, por siç theksoi ajo, Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme.

“Është një humbje shumë e madhe, por zonja Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme, sepse në të gjitha pjesët shqiptare, ajo do të jehojë, do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare. Është humbje e madhe normalisht sepse humbën një njëri përveç këngës dhe mbretëreshës, bilbilit të Kosovës, ajo e ka pasur një njerëzore ku i ka dashur të gjithë njerëzit”, tha Dumoshi.

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori