LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Inovacionit e Shqipërisë viziton ICK-në

Ministrja e Inovacionit e Shqipërisë viziton ICK-në

Ministrja për Inovacion dhe Administrate Publike e Republikës së Shqipërise, vizitoi Innovation Centre Kosovo (ICK) në kuadër të vizitës dy-ditore në Kosovë.

ICK do të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në fushën e ICT në Shqipëri, ndërsa duke filluar nga viti i ardhshëm, Java e Inovacionit do të shënohet bashkarisht në të gjitha trevat shqiptare.

Me ftesë të ministres Harito, ICK bashkë me ekipet e inkubatorit do të marrin pjesë në panairin “High Tech Show”, në Tiranë, prej 11-13 Maj 2015.