LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka flet pas kritikave të opozitës për ‘Kosova e Re’: Projekti është duke lëvizur pozitivisht (Video)

Ministri Lluka flet pas kritikave të opozitës për ‘Kosova e Re’: Projekti është duke lëvizur pozitivisht (Video)
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë në emisionin “Ekonomi” në Telegrafi.com, ka folur për financimin dhe ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Gjithashtu, ministri Lluka është përgjigjur edhe në kundërshtimet që kanë ardhur nga partitë opozitare, si Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemoktrate dhe nga shoqëria civile.

Lluka ka thënë se edhe pse Banka Botërore është tërhequr nga financimi, aktualisht ky projekt po mbështetet nga OPIC-u amerikan dhe banka shtetërore japoneze.


“Procedura se tashmë është duke u përzgjedhur kompania, në muajin prill do të dihet fituesi, pastaj OPIC-u amerikan ka shprehur gatishmërinë që ta financoj së bashku më bankën japoneze, që është shtetërore, aprovimi i këtyre dy kredive do të bëhet në muajin qershor të këtij viti dhe pastaj shkon garancioni shtetëror për obligimin e ndërmarrjeve shtetërore nga Kuvendi i Kosovës. Banka Botërore është tërhequr, tash e kemi OPIC-un amerikan që është agjencion shtetëror, pra OPIC-u është agjencion që i financon projektet e investitorëve amerikan jashtë vendit dhe ky projekt është duke u trajtuar. Këto janë mundësitë financiare që janë duke i shikuar kompania Contour Global për ta financuar projektin, gjë që deri tani ka lëvizur pozitivisht”, ka deklaruar Lluka në intervistën dhënë Telegrafit.

Ai ka thënë se çmimi real për megavat të energjisë elektrike do të dihet vetëm atëherë kur do të merret oferta reale e ndërtimit të termocentralit.

“Çmimi real për megavat do të dihet atëherë kur do të merret oferta reale e ndërtimit të termocentralit dhe sa është kostoja financiare, futen në model financiar dhe tek atëherë do ta dimë sa është çmimi për megavat. Çmimi ka me qenë defenitivizht ma i madh se KEK-u, por KEK-u nuk duhet të merret si model për një termocentral të ri”, ka deklaruar ai.

VV jep arsyet pse duhet të ndërpritet kontrata me 'Contour Global'
Lexo po ashtu VV jep arsyet pse duhet të ndërpritet kontrata me 'Contour Global'

Lluka ka folur edhe për kundërshtimet që kanë ardhur gjatë ditëve të fundit nga deputetët e LVV-së dhe PSD-së për këtë projekt, të cilët kanë kërkuar që kjo marrëveshje të ndalet.

Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”
Lexo po ashtu Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”

“Shtatë nga tetë pikat e paraqitura në LVV janë gabim, ka keqkuptime në koncept ose nuk e kanë kuptuar mirë pjesën e saj. Pjesë së ndërtimit të kompanisë, kjo është një kompani shtetërore, si KEK-u si të tjerat që i kemi si ndërmarrje publike, e cila merr zotimin për nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e energjisë. Për ‘Kosova e Re’, KOSTT është një ndërmarrje e vogël dhe i ka obligimet e shumta të veta, jemi pajtuar që ta krijojmë NKEK-un që është një kompani që do ta blejë energjinë dhe do ta plasoj në tregun e Kosovës, ku një tarifë minimale sa për shpenzimet operative të kësaj kompanie”, ka thënë Lluka.

Ministri Lluka në intervistë me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për punësimet e fundit në Telekom, për ndërmarrjen e Trepçës si dhe për investimet strategjike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori