LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës memorandum mirëkuptimit me Komunën e Klinës

Ministria e Infrastrukturës memorandum mirëkuptimit me Komunën e Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e tërësishëm të realizimit të dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës, asfaltimin e rrugëve në fshatrat Stupë-Videjë dhe Zajm, në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, kryetari Bashota falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtyre projekteve të rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave të komunës së Klinës.


Komuna e Klinës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së.

Po ashtu, Komuna e Klinës obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë. /Telegrafi/