LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb i provokon futbollistët tanë: Nuk e di nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës

Ministri serb i provokon futbollistët tanë: Nuk e di nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës

Nuk dinë gjë tjetër përveç të provokojnë.

Serbët kanë filluar të frikësohen shumë më herët ndeshjes me Zvicrës, pasi për helvetikët paraqitën katër futbollistët tanë që i bëjnë krenarë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.


E ministri serb Ivica Dacic i ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka provokuar yjet tanë.

“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes”, ka thënë fillimisht Dacic.

“Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, tha Dacic në deklaratën e tij provokuese, shkruan Blick.

Serbët po frikësohen nga futbollistët tanë të cilët nuk e kanë mohuar asnjëherë origjinën e tyre.

Valon Behrami ishte më i miri ndaj Brazilit (Getty Images)

Shaqiri ka në këpucët e tij flamurin shtetërorë të Kosovës, ndërsa Behrami si ‘tato’ flamurin shtetëror dhe atë Kombëtar.

Edhe Xhaka e Xhemaili nuk e kanë mohuar asnjëherë prejardhjen e tyre duke treguar me krenari se janë shqiptarë.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Gjithsesi futbollistët tanë do ta bëjnë punën që dinë më së miri të premten, do të luajnë futboll dhe do të fitojnë ndaj rivalit të grupit.

Të gjithë futbollistët tanë njëzëri kanë thënë se nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtar në Kupën e Botës dhe në çdo takim futën për fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori