LAJMI I FUNDIT:

Ministri Quni priti zëvendësministrin e ri të Mbrojtjes Muhamedali Mergjollari

Ministri Quni priti zëvendësministrin e ri të Mbrojtjes Muhamedali Mergjollari

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, sot priti në ditën e parë të punës, zëvendësministrin e mbrojtjes nga radhët e komuniteteve jo shumicë, Muhamedali Mergjollari, pas marrjes së detyrës me vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti.

Me këtë rast, zëvendësministrit Mergjollari me bashkëpunëtorë i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. Sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci dhe shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Jashar Ramadani.

Ministri Quni dhe gjeneral Rama e njoftuan zëvendësministrin Mergjollari me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen.

Ministri Quni i premtoi bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përbashkëta me theks të veçantë në realizimin e suksesshëm të procesit të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK.

Zëvendësministri Mergjollari falënderoi ministrin Quni për pritjen e ngrohtë dhe u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij dhe stafit të tij në përmbushjen e objektivave të ministrisë dhe forcës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori