LAJMI I FUNDIT:

Ministri, Kujtim Gashi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Ministri, Kujtim Gashi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.Në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, Gashi nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.Pasi me kërkesë të mbrojtësit të Gashit, avokatit Artan Qerkini, aktakuza u konsiderua e lexuar nga gjykatësja Raima Elezi, i akuzuari deklaroi se nuk e ndien veten fajtor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë akuzë, prokurori Mehdi Sefa deklaroi se palë e dëmtuar në këtë rast konsiderohet të jetë Komuna e Prizrenit, meqenëse një gjë e tillë nuk është cekur në aktakuzë.Mirëpo, një deklaratë të tillë e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Artan Qerkini.

Sipas tij, prokuroria po pretendon se veprimi i kryerjes është përfitimi për personin e tretë e jo qëllimi që dikush të dëmtohet, pasi që tha se kjo vepër penale mund të kryhet në tri mënyra alternative, duke pasur qëllim të përfitoj për veti, duke pasur qëllim që të përfitoj personi i tretë apo duke pasur qëllim që të dëmtohet dikush.Avokati Qerkini tha se në shkresat e lëndës nuk ekziston ndonjë provë e vetme se Komuna e Prizrenit është e dëmtuar me veprën e pretenduar.

Pas deklarimeve të tyre, gjykatësja Elezi e ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se brenda afatit ligjor kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave si dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.Shqyrtimi i dytë për këtë rast i caktua të mbahet më 5 shkurt 2020, në ora 9:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 17 dhjetor 2019, Kujtim Gashi akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Sipas aktakuzës, Kujtim Gashi, gjatë 2015-tës e deri në tetor 2016, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, “TV Besa” dhe “TV Opinion”.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren.Sipas aktakuzës, Gashi, gjatë periudhës kohore 8 janar 2015, kishte lidhur kontratë me “TV Besa”, në vlerë prej 250 euro për çdo seancë, ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1,750 euro.

Tutje në aktakuzë thuhet se ai po ashtu, gjatë periudhës kohore 8 janar 2015, kishte lidhur kontratë me “TV Opinion”, në vlerë prej 400 euro, për ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren, ku pagesat sipas aktakuzës janë transferuar gjatë viteve 2015-2016 në shumën prej 6700 euro. Ndërsa sipas aktit akuzues, vlera e përgjithshme që Gashi ka autorizuar për këto dy televizione është 8450 euro.

Ndryshe, Kujtim Gashi aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë Haradinaj.Kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare, Gashi është deputeti i vetëm nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që përfaqëson Prizrenin./BetimiperDrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori