LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili përuron 101 barnatore të reja në QKUK: Çdo ilaç do të shkoj te pacienti

Ministri Ismaili përuron 101 barnatore të reja në QKUK: Çdo ilaç do të shkoj te pacienti

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka përuruar sot projektin e “Transformimit Farmacuetik”, që përfshinë hapjen e 101 barnatoreve të Klinikave dhe reparteve.

Të gjitha barnatoret brenda QKUK-së do të jenë të pajisura me infrastrukturë të re, kamera, kontrollë të hyrjes, inventar medicinal dhe administrative, të cilat garantojnë që secili bari i blerë të shkoj deri te pacienti, thuhet në njoftimin për media.


Për më tepër, i gjithë zinxhiri shpërndarës i barnave do të jetë i kontrolluar në mënyrë digjitale.

Gjatë përurimit të këtij projekti, ministri Ismaili tha se ky projekt, përveç që siguron një ruajte optimale të barnave, garanton edhe që ato të shkojnë deri te pacienti.

“101 barnatore të Klinkave dhe reparteve në QKUK, që pacientët të kenë barnat të cilat kanë nevojë afër dhe të sigurta. Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se ky projekt do të luaj një rol të rëndësishëm që barnat të cilat blihen për pacientë të arrijnë deri te ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori