Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati përgëzoi Shqipërinë dhe qeverinë e saj për reformat e ndërmarra për të afruar vendin drejt BE-së.
“Kam ardhur për të përgëzuar Shqipërinë për sukseset e saj dhe se Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë drejt Bashkimin Europian. Shqipëria ka marr nga Komisioni Europian një rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Nëqoftëse gjithçka do të vijojë në këtë mënyrë, unë jam i bindur se vitin e ardhshëm kjo do të bëhet realitet dhe jam po ashtu i bindur se Shqipëria do të vijojë kursin e vetë të reformave.
Ne radhë të pare këtu bëhet fjale për ndërtimin e një shteti ligjor te forte dhe solid për vijimin dhe e një sistemi drejtësie te pavarur, sikurse edhe për një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Roth.
Duke u ndalur te procesi i Vetting-ut si një nga kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë, Roth theksoi se në vendin tonë ky proces ka qenë i suksesshëm dhe tregues për këtë është largimi i 14 gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë nuk janë më pjesë e sistemit.
“Në procesin e Vetting-ut Shqipëria ka ecur në një rrugë e cila nuk ka të dyte dhe se Shqipëri ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm. Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë të cilët janë shkëputur nga sistemi, tregojnë që njerëzit e kanë kuptuar se qeveria është serioze kur flitet për krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie. Por këto reforma duhet ti ndiqni në mënyrë të vazhdueshme dhe një sërë elementësh i bëri të ditura edhe ministri Bushati në fjalën e tij, pra duhet që të jeni të vendosur në rrugën e reformave”, u shpreh ministri Roth.
Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë apel politikës shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe të mos rrezikojnë integrimin ne BE. Roth beri me dije se nëse një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte negativisht në fushat e tjera të jetës në vend.
“Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe. Sepse pikërisht një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte pikërisht edhe në fushat e tjera të rëndësishme të jetës. Dhe pikërisht ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit edhe nga ana e opozitës. Ndaj unë do të dëshiroja të shfrytëzoja rastin t’ju drejtoj një apel të gjithë personave përgjegjës, politikanëve përgjegjës të Shqipërisë, që të marrin përgjegjësitë e tyre, në mënyrë të tillë që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, përfundoi Roth./ATSH
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend