LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Pas miratimit të akteve normative, të cilat rregullojnë procedurat dhe mënyrën e financimit të federatave sportive në vendin tonë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Përmes nënshkrimit të memorandumeve përcaktohet financimi i këtyre organizatave sportive nga MKRS-ja, tashmë për herë të parë me kritere të reja, të cila janë të parapara me rregulloren për kategorizime.


Memorandumet janë në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministri Gashi, ndërkaq në emër të KOK-ut, ka vënë firmën kryetari Besim Hasani, duke siguruar shumën prej 250 mijë euro përkrahje financiare.

Në emër të FHK-së, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini me ç’rast federata të cilën ai e udhëheq ka fituar përkrahje prej MKRS-së shumën prej 219,375 euro për vitin 2018.

Ndërsa, sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku, ka nënshkruar në mungesë të kryetarit për arsyet që janë të ditura tashmë, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Eroll Belegu, duke siguruar përkrahjen financiare në vlerë prej 217,425 euro për këtë vit.

Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe dy federatat iu mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.

“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FHK-në dhe FBK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregulloren e re, të cilën vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendi tonë e kanë përcaktuar. Përkrahja tash e tutje do të bëhet në bazë të meritave dhe rezultateve që federatat e sportit sjellin për veten e tyre pikë së pari dhe në instancë të fundit edhe për Kosovën”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ai gjithashtu u shpreh se angazhimi si institucion në mbështetje të sportit në vend nuk do të mbaroj me kaq dhe se edhe më tutje do të bëhen investime në përmirësim të kushteve për sportistë.

Përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtura se tashmë ka filluar një mënyrë e re e financimit të tyre, në bazë të punës dhe sukseseve që ato arrijnë duke e marrë mirënjohjen dhe shpërblimin meritor nga buxheti publik që shteti ofron si mbështetje për sportin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori