LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi nënshkruan memorandume për investime në fushën e sportit në komunën e Gjakovës

Ministri Gashi nënshkruan memorandume për investime në fushën e sportit në komunën e Gjakovës
(Foto: mkrs-ks.org)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Në këtë takim janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektet “Renovimi i Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” dhe “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”.

Memorandumi për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” do të implementohet gjatë viteve 2019/2020/2021, MKRS për ketë memorandum bashkëpunimi investon mjetet financiare në vlerë prej 1,300,000.00 euro, ndërsa memorandumi për “Ndërtimin e kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”, do të implementohet gjatë vitit 2019, ky investim mbështete me mjetet financiare në vlerë prej 383,000.00 euro – thuhet në njoftimin MKRS-së.


Me këtë rast, ministri Gashi tha se nënshkrimi i këtyre memorandumeve për investime në fushën e sportit në komunën e Gjakovës, po bëhet me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

“Pas këtyre investimeve të rinjtë e Gjakovës dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive”.

Tutje ministri tha se “Ne si Ministri e sportit mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”.

Ndërkaq, kryetari i Gjakovës shprehu falënderim të veçantë për ministrin Gashi për nënshkrimin e këtyre memorandumeve, duke e konsideruar këtë veprim të ministri si të shumë pritur për qytetarët e Gjakovës.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori