LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku uron Nora Gjakovën për medaljen e artë

Ministri Çeku uron Nora Gjakovën për medaljen e artë

Hajrullah Çeku ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e fituar në Lojërat Olimpe në Tokio.

Xhudistja e Kosovës triumfoi në finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, duke e fituar kështu medaljen e dytë të artë për vendin tonë.


Ministri i Kulturës Rinisë  dhe Sportit ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, derisa ka përmendur edhe suksesin e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë dhe pa ndërhyrje:

Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë.

Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.

I falenderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/