Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 65 profesionistët e rinj, të cilët janë certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare për CNC operatorë, automatizim të industrisë dhe efiçienca në energji.
Më këtë rast, ministri Beqaj ka thënë se krijimi i vendeve të reja të punës, përmes promovimit të eksportit është në fokusin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Kjo është forma më e mirë e bashkëpunimit strategjikë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë, në fushën e përgatitjes së kuadrove të reja për tregun e punës”, tha Beqaj.
Ai ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, së bashku me GIZ-in nëpërmjet projektit CETEP, po i përgatisin kuadrat e reja për të punuar dhe qëndruar në Kosovë.
“Projekti CETEP është projekt për krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese. Këta sektorë ku janë aftësuar 65 profesionistë, janë të kërkueshëm në treg. Prandaj, t’i përgatisim këta njerëz për të qëndruar në Kosovë dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë dhe rritjes së potencialit për eksport”, ka thënë ai.
Beqaj ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat edhe për projektin CETEP Pus, i cili sipas tij, do të ofrojë më shumë mundësi e fonde për përkrahjen e projekteve të ndryshme.
Ndryshe, Projekti CETEP, është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel