LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj pjesë e konferencës “Smart Cities New York 2019”

Ministri Beqaj pjesë e konferencës “Smart Cities New York 2019”

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po vazhdon të qëndrojë në ShBA, ku përveç takimeve të rëndësishme, po merr pjesë edhe në Konferencën “Smart Cities New York 2019”, ku Kosova prezantohet me sloganin “Republic of Kosovo – Agile Partner for Digital Business”.

Sipas njoftimit për media, prezantimi i Kosovës në konferencë është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në një hapësirë në krah me liderët e ekonomisë digjitale dhe inovacionit, si dhe shtetet më të zhvilluara në botën digjitale.


Në njoftim thuhet se së bashku me Ministrinë, në New York, marrin pjesë 30 biznese dhe start-up nga sektori i teknologjisë informative.

Mes tjerash, Beqaj ishte pjesë e panelit të diskutimit “Bashkëpunimi, si mundësi për rritje ekonomike”, së bashku me themelues dhe CEO të kompanive të njohura globale./Telegrafi/