Ministrat e vendeve të G-7 nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me qymyr.
Ministrat e Energjisë dhe Klimës të vendeve të G-7, nën udhëheqjen e kryesueses së radhës Japonisë u takuan në qytetin Sapporo të Hokkaido-s në pjesën më veriore të vendit.
Në deklaratën e përbashkët të publikuar lidhur me takimin që zgjati dy ditë, thuhet se ministrat e G-7 nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me lëndë djegëse qymyrin, raporton aa.
Sipas deklaratës, u riafirmua sërish angazhimi i vendeve të G-7 për të krijuar “një sektor të energjisë elektrike të dekarbonizuar plotësisht ose tërësisht deri në vitin 2035”.
Me qëllimin për të arritur objektivin neto zero në sistemet energjetike jo më vonë se në vitin 2050, u paraqit angazhimi që të përshpejtohet heqja graduale e lëndëve djegëse fosile që nuk mund të reduktohen.
Po ashtu në mënyrë kolektive ranë dakord që në krahasim me normën e vitit 2000 të reduktohen deri në vitin 2035 me të paktën 50 për qind emetimet e dioksidit të karbonit me burim stokun e automjeteve.
Teksa u theksua nevoja për reduktimin e konsumimit të gazit natyror, u bë e ditur se investimet që do të bëhen në këtë sektor mund të ndihmojnë në eliminimin e deficiteve potenciale të energjisë.
Ndërkohë u premtua se energjia e elektrike e prodhuar nga energjitë e rinovueshme do të rritet në masë të madhe dhe se deri në vitin 2030 kapaciteti i erës në det të hapur do të rritet në 150 gigavat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe