Minçev pas shfuqizimit të balancuesti: Punësimet do të bëhen në bazë të njohurive të kandidatëve
Pavarësisht se përfaqësimin i drejtë dhe adekuat i komuniteteve gjatë punësimeve është kategori kushtetuese, shteti momentalisht për këtë nuk mban llogari, pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi balancuesin, instrumentin e vetëm që balanconte përfaqësimin etnik në administratë.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot deklaroi se punësimet deri në gjetjen e zgjidhjes së re ligjore do të realizohen vetëm në bazë të njohurive të kandidatëve.
“Në këtë periudhë derisa nuk ka zgjidhje ligjore, e cila është kategori kushtetuese, konkurset vazhdojnë në bazë të njohurive. Dhe unë përsëris, disa herë deri më tani e kam thënë qëndrimin tim se me këtë zgjidhje ligjore nuk duhet që të përshpejtohet. Patjetër duhet të jetë cilësore, e zbatueshme dhe të ketë implementim të vërtetë. Më e rëndësishme nga gjithçka është që zgjidhja e re ligjore të mos ketë keqpërdorime”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.
Minçev sot deklaroi se për zgjidhjen e paralajmëruar ligjore po punojnë ekspertë, por nuk dha detaje se çfarë do të përmbajë ky ligji dhe në cilën fazë është.
“Gjithsesi përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston grup eskpertësh, i cili thekson, sugjeron, nënvizon dhe ndoshta jep propozime për një zgjidhje të re ligjore…Ekskluzivisht ekspertë punojnë në këtë fushë me qëllim që ky ligj të jetë, ashtu siç duhet, gjegjësisht sërish të mos jetë ligj i cili do t’i nënshtrohej shfuqizimit eventual të neneve ose dispozitave nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të ju them se në cilën fazë janë zgjidhjet e këtilla ligjore”, u shpreh Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.
Shfuqizimi i instrumentit të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese ka krijuar vakum kohor, në të cilin shteti nuk ka mekanizëm tjetër për të mbajtur evidencë për përfaqësimin e komuniteteve në administratë.
Koalicioni VLEN ka paralajmëruar se po punojnë në ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tyre do ta avancojë balancuesin. Se do të ketë ligj ka konfirmuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili i pari e hodhi idenë se para se të miratohet duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias për mendim.
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për këtë ligj, ende nuk është përgatitur versioni i pari, në bazë të të cilit do të mbahej debat publik. Rruga deri në hyrjen e këtij ligji në qarkullimin juridik, duket të jetë e gjatë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit pas sulmit terrorist
U rrëzua te shkallët e Piramidës së Tiranës, humb jetën te Trauma 22-vjeçarja punonjëse e policisë
Vellkovski: Zero tolerancë ndaj dhunës në çfarëdo forme, përfshirë dhe atë në botën digjitale
Gjyqtari Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
Cirkumcizioni (syneti) i djemve, doktor Fahredin Veselaj tregon cila është mosha që rekomandohet e cila jo
Biografia e Nexhmi Rexhepit, kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese
“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” - ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës
Hetimet e SPAK-ut, reagon Veliaj: Prokurorët pa vendim gjykate për t’u futur në shtëpinë time
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Olta Gixhari tregon pse s’është pjesë e spektalit të sotëm
Pas situatës me Xhenetën, familja e Drilonit kanë një kërkesë për produksionin
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
Si e morën kontrollin rebelët anti-Assad?
Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit