ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Përmes një njoftimi, Mexhiti bëri të ditur se takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe shkëmbimit të mendimeve për çështje me interes të përbashkët.


“Sot mirëprita në zyrë Ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, z. Martin Pammer. Shkëmbim i vlefshëm mendimesh për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Austria mbetet një partner i çmuar dhe një aleat i rëndësishëm në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Mexhiti.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në proceset integruese dhe në projekte që janë në interes të qytetarëve.