LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Gashi sjell ‘cover’ këngën “Shko” të Adelina Ismailit

Mimoza Gashi sjell ‘cover’ këngën “Shko” të Adelina Ismailit
Mimoza Gashi me 'cover' të këngës të Adelina Ismaili (Foto: YouTube)

Këngëtarja Mimoza Gashi ka realizuar një ‘cover’ të këngës “Shko”.

Kjo këngë i përket divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, dhe artistja e re ka zgjedhur të realizojë atë në versionin e saj.


Mimoza, e cila ka një vokal të veçantë, ka marrë komente pozitive nga miqtë dhe fansat e saj për mënyrën e realizimit të këtij projekti, që tashmë mund ta gjeni në YouTube.

Mimoza Gashi me ‘cover’ të këngës të Adelina Ismaili (Foto: YouTube)

Kjo nuk është kënga e vetme që Gashi e ka bërë ‘cover’, pasi të tillë e ka sjellë edhe “E di se do të kthehesh” të këngëtares Ganimete Jashanica.

E njëjta në vazhdim ka premtuar se do lansojë edhe projekte të tjera që nuk ka dyshim se do mirëpriten nga publiku.

Marrë parasysh interpretimin e këtyre projekteve, Mimoza do të bëhet një nga zërat më të pëlqyer në estradën shqiptare. /Telegrafi/