LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica kthehet në stërvitje te Werderi pas një kohe të gjatë, klubi siguron se ai ishte i lënduar

Milot Rashica kthehet në stërvitje te Werderi pas një kohe të gjatë, klubi siguron se ai ishte i lënduar

Milot Rashica i është kthyer stërvitjeve te Werder Bremeni të martën, ku ka kryer seancat stërvitore me skuadrën. 

Lëndimi i tij në gju, i cili e kishte ngadalësuar atë për javë të tëra, nuk mund të shihej në lëvizjet e tij që bënte në stërvitje.


Po të mos ishte një shirit i zi i ngjitur në gjurin e tij të djathtë, shumë pak njerëz do të besonin që ai kishte lëndim, shkruan ueb faqja Deichstube, e afërt me klubin.

Madje klubi beson, që nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ai të jetë gati për ndeshjen kundër SC Freiburg që zhvillohet të shtunën nga 15:30.

“Ne do të duhet të presim dhe të shohim se si shkon java e stërvitjes, por ne supozojmë se Miloti mund të stërvitet me ekipin për tërë javën ” , ka thënë Clemens Fritz, shef i skuatëve të Werder Bremen.

Sipas Fritz, ai pret nga Rashica përkushtim të plotë që të kthehet me përkushtim të plot .

“Tani presim që ai të arrijë nivelin e formës që i nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur pas dëmtimit të gjurit, në mënyrë që të arrijë performancën që ne të gjithë duam ta shohim prej tij dhe që ai gjithashtu pret nga vetja e tij”.

Fritz tutje shtoi se, spekulimet rreth së ardhmes së tij do të lënë gjurmë, por beson që do t’i kalojë.

“Ka pasur një spekulim të madh rreth tij. Mendoj se është normale dhe kjo nuk kalon pa lënë gjurmë”, ka thënë Fritz.

Por ai mbetet Milot Rashica kandidati i parë për tu shitur nga Werder Bremen, që iu nevojiten shumë paratë.

“Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm që sjell vlerë të shtuar te ne. Pra, duhet ta përfundojmë këtë kapitull tani. Çfarë ndodh në dimër, mund të flasim kur të vijë koha”, deklaroi ai.

Në fund Fritz siguroi Rashica nuk ka qenë gati për Kosovën, ku për ketë gjë ishte shumë i mërzitur.

“Milot është një hero në Kosovë. Ai do të bënte gjithçka për të luajtur për vendin e tij, veçanërisht në një ndeshje kaq të rëndësishme. Atë e lëndoi atë më së shumti fakti që ai nuk mund të udhëtonte në ndeshje për shkak të dëmtimit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori