LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Porositësi kryesor në rastin “Haraçi” është pjesë e qeverisë

Milloshoski: Porositësi kryesor në rastin “Haraçi” është pjesë e qeverisë

Porositësi kryesor i cili ka dhënë urdhra në rastin “Haraçi”, i cili u zbardh mbrëmë, sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, është pjesë e partisë në pushtet.

Milloshoski në deklaratën e tij të sotme për mediet lidhur me rastin për të cilin mbrëmë u arrestuan dy persona dhe i u konfiskua celulari prokurores speciale Kartica Janeva, ka thënë se PSP në vend që të ishte hetuesi ka dalë jashtë përgjegjësive të saja dhe ka krijuar “partneritet me grupet kriminele dhe korrupsion”.


Sipas tij ky rast do të ishte vendimtarë dhe do të ndihmonte për të krijuar një ligj të mirëfilltë për prokurorinë publike, ku do të ketë balancim midis autorizimeve të prokurorisë dhe mekanizmave të kontrollit, me qëllim që kjo prokurori mos të del jashtë përgjegjësive të saja dhe të mos keqpërdor fuqinë dhe përgjegjësitë që i besohen.

Ai gjithashtu ka shtuar duke thënë se sipas tij porositësi kryesor është jashtë Prokurorisë Speciale Publike, mirëpo këtë do të tregojë hetuesia javëve të ardhshme.

Porositësi kryesor i cili ka dhënë instruksione të caktuara se si të veprohet dhe të keqpërdoret fuqia e PSP-së dhe materialeve që ata kanë pasur në posedim, siç thekson ai, është pjesë e strukturës qeveritare.

Fuqinë në shtet gjithmonë e posedojnë politikanët që janë pjesë e pushtetit, ka thënë deputeti opozitar.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori