LAJMI I FUNDIT:

Milito me lëvdata të mëdha për Mourinhon: Njëri nga trajnerët më të mirë në histori

Milito me lëvdata të mëdha për Mourinhon: Njëri nga trajnerët më të mirë në histori

Legjenda argjentinase e Interit, Diego Milito ka thënë se Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më të mirë ndonjëherë në botën e futbollit.

Ish-sulmuesi i Nerazzurrëve ka dhënë një intervistë për ESPN dhe diskutoi disa çështje rreth skuadrës së tij të vjetër, Interit.


Milito punoi me Mourinho për vetëm një sezon, në të cilin Interi fitoi tripletën, dhe ish-sulmuesi nuk ka asgjë tjetër përveç lavdërimit për trajnerin portugez.

Mourinho pranon se ka qenë i bezdisshëm dhe dembel si lojtar: Po ta kisha një futbollist si unë, nuk do ta inkuadroja dhe do ta ofroja falas
Lexo po ashtu Mourinho pranon se ka qenë i bezdisshëm dhe dembel si lojtar: Po ta kisha një futbollist si unë, nuk do ta inkuadroja dhe do ta ofroja falas

“Ai është fenomenal, një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë. Kam mësuar shumë prej tij në vetëm një vit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të grupit”, ka thënë fillimisht Milito.

“Kam shumë gjëra për të treguar për atë që ishte një nga sezonet më të mira të historisë së klubit dhe karrierës time”.

“Unë nuk kam diçka që të them publikisht, edhe pse ka shumë gjëra”.

“Çfarë na tha Mourinho para finales së Ligës së Kampionëve? Ishte i qetë; kishte tension në dhomën e dollapit, por Mourinho na qetësoi”, përfundoi ‘princi’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori