Një miliarder armësh ka nxitur luftërat civile në Afrikë me qëllim shitjen e paligjshme të kallashnikovëve AK-47, raketave dhe tankeve.
Ai jetonte në komoditet në ishullin e famshëm në Ibiza të Spanjës, ndërsa kërcënonte të gjithë punonjësit.
“Unë do t’ju fus në kavanoza qelqi”, ishte termi që përdorte biznesmeni i fuqishëm, kur kërcënonte të punësuarit.
Pierre Konrad Dadak dyshohet se është përfshirë në dërgesat e shumta të paligjshme të armëve për fraksionet në Sudanin Jugor, ku të paktën 10 mijë persona civilë kanë gjetur vdekjen nga viti 2013 e deri më tani për shkak të luftës civile.
Hetuesit kanë gjetur një email ku Dadak, ka ofruar 200 mijë kallashnikovë për t’i kontrabanduar në drejtim të Afrikës Lindore.
Biznesmeni tani është në paraburgim dhe i dyshuar për trafik armësh. Europol në një deklaratë thotë se disa anëtarë të rrjetit në fjalë janë arrestuar.
Dadak u arrestua mëngjesin e datës 14 korrik të këtij viti, ndërsa të dhëna të reja dalin në dritë nga mediat ndërkombëtare.
Gjatë bastisjes së policisë, biznesmeni thuhet se ka kaluar 30 minuta i fshehur në një dhomë të shtëpisë pasi e kishte kapur paniku.
Me sa duket, 10 mijë të vrarë në Sudan dhe të tjerë gjetkë nuk përbënin fare problem për të.
Ishulli i Ibizas është i famshëm dhe vizitohet çdo vit nga 700 mijë britanikë dhe jo vetëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe