LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Kuban: Një nga gënjeshtrat e mëdha të jetës është ndjekja e pasioneve tuaja

Miliarderi Kuban: Një nga gënjeshtrat e mëdha të jetës është ndjekja e pasioneve tuaja

Mark Kubani u rrit në Pittsburgh nga një klasë e mesme punëtore. Babai i tij ishte mekanik i makinave dhe nëna e tij punoi punë të ndryshme. Sot, Kuban vlen më shumë se tre miliardë dollarë, zotëron ‘Dallas Mavericks’ dhe është një yll në emisionin televiziv ‘Shark Tank’, shkruan Telegrafi.

“Një nga gënjeshtrat e mëdha të jetës është të ndiqni pasionet tuaja. Të gjithë ju thonë ndiqni pasionin tuaj, ndiqni pasionin tuaj”, thotë Kuban.


Ai thotë se kjo është këshilla më e keqe, sepse nuk mund të shkëlqeni me atë që jeni të pasionuar.

“Isha i pasionuar që të isha një lojtar bejsbolli, pastaj kuptova se kisha një shpejtësi prej 70 miljesh në orë. Unë kam qenë i pasionuar për të qenë një lojtar profesional i basketbollit, pastaj kuptova se kisha një vertikale prej 7 inç. Ka shumë gjëra që unë isha i pasionuar”, thotë Kuban.
Përkundrazi, kushtojini vëmendje dhe kohë gjërave dhe investoni dyfish, porosit Kuban.

“Gjërat që unë arrita në të vërtet ishin ato gjëra që unë arrita duke bërë përpjekje. Shumë njerëz flasin për pasion, por kjo nuk është ajo që ju duhet të përqendrohuni”, thotë ai.

“Kur je i mirë për diçka, kënaqesh me të”, përfundon Kuban. /Telegrafi/