Dolly Parton, ikona e muzikës country, ka ndërruar jetë më 25 gusht në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e ka përjetuar thellë edhe Miley Cyrus, e cila e quajti Parton një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.


Cyrus tregoi se një nga bisedat e tyre të fundit ishte për muzikën dhe transformimin.

Ajo tha se Parton do të dëshironte që ajo ta përjetonte dhimbjen, ta kthente në një këngë dhe më pas të vazhdonte përpara me forcë.

Miley theksoi se momentet më të veçanta mes tyre do të mbeten private dhe se ajo do ta dojë gjithmonë dhe do të dëshirojë që Parton të jetë krenare për të.

Edhe babai i Mileyt, Billy Ray Cyrus, ndau një mesazh prekës, duke treguar se Parton i kishte dërguar së fundmi një mesazh ku i thoshte se e donte me gjithë zemër.

Parton ishte shumë e afërt me familjen Cyrus.

Ajo u bë kumbara e Mileyt pasi Billy Ray Cyrus ia kërkoi këtë rol në fillim të viteve ’90.

Gjatë viteve, të dyja bashkëpunuan dhe performuan së bashku, duke krijuar një lidhje shumë të veçantë personale dhe profesionale. /Telegrafi/