LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus edhe njëherë në rolin e Hannah Montana, por kësaj radhe jo në film (Foto)

Miley Cyrus edhe njëherë në rolin e Hannah Montana, por kësaj radhe jo në film (Foto)

Miley Cyrus është nga aktoret më të njohura nga adoleshentët në botë, kjo falë rolit të saj karizmatik Hannah Montana, seriali i njohur prodhuar nga “Disney”.

Ndonëse për shumë vite nuk u pa e pranishme në aktrim, madje dalë nga dalë filloi të humbiste karrierën e saj, prapë se prapë Miley nuk harrohet lehtë.


Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një nga showt më të njohur amerikan “Jimmy Fallon Show”.

Miley u detyrua nga moderatori që të kthehet edhe njëherë në rolin e Hannas, madje për t’ia lehtësuar këtë Jimmy veshi një fustan ngjyrë pink, vuri paruken dhe filloi të aktronte bashkë me të, si të ishte “shoqja” e ngushtë e saj në films.

Të dy së bashku kanë krijuar skena humoristike, duke transmetuar shumë të qeshura te shikuesit. /Telegrafi/

hana2
Miley Cyrus në rolin e Hannah Montana, duke aktruar bashkë me Jimmy Fallon në shown e tij

hana1

hana3