LAJMI I FUNDIT:

Milanit takohet me agjentin e Kessies

Milanit takohet me agjentin e Kessies

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiilano Mirabelli raportohet se e ka takuar agjentin e mesfushorit të Atalantës, Franck Kessie.

Sipas GianlucadiMarzio, shefi ekzekutiv i Rossonerëve do të takohet me George Atangana që të formalizojë ofertën e cila tashmë është bërë verbalist ndaj lojtarëve.


Kjo thuhet se konsiston nga një kontratë prej 2.2 milionë eurosh në vit për pesë vjet, e cila mposhtë ofertën e dërguar për të riun nga Roma.

Lajmet e fundit nga Serie A
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Serie A

Giallorosët po ashtu thuhet se kanë arritur marrëveshje me Atalantën prej 28 milionë eurosh, por vet lojtari është edhe më i bindur për Milanin për shkak të aspekteve personale.

Roma nga ana tjetër ka kërkuar një tjetër takim me agjentin e lojtarit në mënyrë që ta bindë atë që të heqë dorë nga Milani dhe të kalojë në Olimpico. /Telegrafi/