LAJMI I FUNDIT:

Milani vë njërën dorë mbi titull, pas fitores spektakolare ndaj Atalantës

Milani vë njërën dorë mbi titull, pas fitores spektakolare ndaj Atalantës

Milani ka triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj Atalantës me rezultat 2-0 në takimin që u luajt në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse shanset për të dyja skuadrat nuk munguan.


Nër 45 minutat e dytë, Rossonerët ishin në dijeni që duhej të shënonin dhe të merrnin fitore, për të vënë njërën dorë mbi Scudetton.

Goli i parë i takimit u shënuan në minutën e 56-të, kur Junior Messias asistoi për Rafael Leaon, që çoi në këmbë të gjithë stadiumin San Siro.

Për t’u përkujdesur se fitorja e tyre ka një shije të mirë dhe komode, u përkujdes Theo Hernandez që realizoi për 2-0 në minutën e 75-të.

Deri në fund, lideri i Serie A-së u mbajt mirë, duke marrë kështu tre pikë që me gjasë do t’i sjellin titullin pas më shumë se një dekade.

Pas javës së 37-të, Milani është lider me 83 pikë, pesë më shumë se Interi që është në vendin e dytë.

Kujtojmë se Milani mund të shpallet kampion që sonte, nëse Interi mposhte nga Cagliari që po lufton për mbijetesë në takimin që fillon në ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori